Kryetari i Komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, me të cilin biseduan lidhur me përballjen dhe sfidat e komunës së Istogut me Virusin Covid 19.
Ministri u njoftua nga afër për gjithë angazhimin që Shtabi Emergjent për Parandalimin e Virusit Covid-19 në Istog ka bërë në përballjen me pandeminë Covic-19, shkruan Arbresh.info.
Ky është postimi i plotë i ministrit të Shëndetësisë
Istogu ishte destinacioni im i sotëm në kuadër të vizitave nëpër komuna.
Bashkë me kryetarin e komunës z.Haki Rugova biseduam për gjendjen aktuale me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet institucionale për menaxhimin sa më të mirë të situatës.
Kryetari Rugova më njoftoi për hapat që komuna e Istogut ka ndërmarrë në vetëdijësimin e qytetarëve, për respektimin e rekomandimeve të IKSHPK- së, në mënyrë që të parandalohet përhapja e kētij virusi.
Si ministër do të vazhdoi të jem pranë qytetarëve për ta përballuar situatën me pandeminë. Kjo është mënyra e vetme për të dëshmuar fuqinë tonë në këtë betejë.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3160011500712375
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...