Google ADS

Zemaj: Vala e COVID-it ka marrë përpjeten, për Qeverinë prioritet mbetet mashtrimi

22:48 | 16 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar rritjen e rasteve me COVID-19 së fundmi në Kosovë, bashkë me të cilat dita-ditës po ka edhe viktima.
Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka akuzuar Qeverinë për mungesë veprimi, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se në këtë situatë të vështirë, sipas tij prioritet i Qeverisë po është mashtrimi.

Postimi i plotë i Zemajt:

Krejt për pushtet e asgjë për shëndet!

E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.084 raste të reja me Covid-19, ndërsa dje ishin 1.219. Për fatin e keq gjatë javës kishim edhe disa të vdekur si pasoj e Covid-19. Vala e infeksionit ka marrë përpjetën, derisa për këtë Qeveri prioritet mbetet mashtrimi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme