Ministri i Shëndetësisë në vend, Armend Zemaj, i cili vie nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka uruar anëtarët dhe simpatizantët për 31 vjetorin e themelimit të këtij subjekti.
Zemaj në një reagim të tij dedikues ndaj këtij përvjetori, shprehet se LDK ishte partia e parë shqiptare me vizion euro-atlantik, ndërsa dhe kujton themeluesit dhe kontribuuesit.
”Anëtarë, simpatizantë, veteranë e themelues të LDK-së, urime dita e themelimit!
Në këtë përvjetor, me nderim të thellë, kujtojmë themeluesit e partisë së parë shqiptare me vizion euro-atlantik në rajon, kujtojmë kontribuuesit dhe veprimtarët politik, heronjtë, dëshmorët dhe martirët që bartën mesazhin e lirisë, demokracisë dhe emancipimit politik.
Sot, LDK, kjo familje e madhe e fisnike, me tërë qenien është fuqishëm e vendosur krah interesit nacional e institucional dhe vlerave të instaluara nga lideri ynë historik, Ibrahim Rugova, në procese tejet delikate dhe vendimtare për shtetin tonë, Republikën e Kosovës”.
Tutje ai ka dhënë theks të veçantë veprimtarisë së drejtuesve lokal të LDK-së në Deçan, duke kujtuar dhe rininë e hershme të tij.
”Po ashtu, kujtoj me nderim të thellë edhe veprimtarinë e palodhshme të drejtuesve lokal të kësaj force politike në Deçan, angazhimin tim me veprimtarët tjerë, nga rinia ime e hershme, me zotimin për ta bërë Republikën e Kosovës shtet të denjë për të jetuar vet dhe fëmijët tanë, në paqe e prosperitet.
Lavdi e përjetshme për kontribuuesit e lirisë së Kosovës!
Anëtarë, simpatizantë, veteranë e themelues të LDK-së, urime dita e themelimit!”.
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...