Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë të ditur se brenda disa ditëve do të arrijnë në Kosovë 160 mijë e 500 vaksina kundër gripit sezonal, ndërsa do të shpërndahen brenda muajit nëntor.
Zemaj u shpreh se këtë vit ka rritje mbi 60 për qind të sasisë së këtyre vaksinave.
“Sa i përket vaksinës për gripin sezonal, MSh përmes blerjes përmes UNICEF-it ka siguruar deri më tani 160 mijë e 500 vaksina të gripit sezonal, që paraqet rritje prej 60 për qind krahasuar me sasitë e këtyre vaksinave nga viti i kaluar. Vaksinat janë blerë nga ministria e Shëndetësisë ndërsa UNICEF ka kryer pjesën e prokurimit dhe aspektet logjistike rreth sigurimit të vaksinës. Këto vaksina do të shpërndahen për grupet e rrezikuara të popullatës sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe vaksinat janë katër valente që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. Këto vaksina tani më janë blerë, pjesa shtesë do të sigurohen edhe 55 mijë e 500 vaksina të së njëjtës cilësi. Vaksinat sipas njoftimet zyrtare nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë janë nisur nga vendi i prodhimit dhe do të arrijnë në Kosovë brenda ditësh dhe do të shpërndahen brenda muajit nëntor”, tha ai.
Rreth vonesave për arritjen e vaksinës kundër gripit sezonal tha se ka ndodhur në fillim të vitit 2020 dhe për këtë papërgjegjësi tha se ka pasur masa ndëshkimore.
Në debatin parlamentar që po mbahet rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19, Zemaj tha se për 5 muaj ka rritur numrin e testimeve për COVID-19.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...