Ministri i Shëndetësisë̈ Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim me institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19.
Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj tha se, duke parë që këto ditë kemi fluks të madh të bashkatdhetarëve, nuk guxojmë që te na dështojë asnjë hallk e mbikëqyrjes sepse pastaj dështojmë, raporton Arbresh.info.
“Ne kemi shtuar kapacitetet sa i përket rritjes së numrit të inspektorëve. Janë më shumë se 95 inspektorë tani. Të gjithë ata që kanë ardhur dhe vijnë, dihet se vijnë nga vendet me riskë të lartë të infeksionit. Kosova nuk e ka vendimin për mbyllje dhe duam ta mbajmë situatën në kontroll. Ne ju bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që të moskontribojnë në mbingarkesën spitalore që edhe sot është e madhe”.
“Sot kemi pasur një takim me institucionet përgjegjëse në zbatimin e masave kundër Covid-19. Duke par që këto dit kemi edhe fluks te madh të bashkatdhetarëve, nuk guxojmë që te na dështoj asnjë hallk e mbikëqyrjes sepse pastaj dështojmë të gjithë. Sot kemi nxjerr raporte të të gjitha niveleve. Të gjithë bashkatdhetarët qe kanë ardhur dhe vini ju e dini qe vinë nga vendi me rrezikshmëri të lartë, por dëshirojmë qe te gjithë të jenë vigjilent për masat që janë në fuqi”, tha ai./arbresh.info/
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban