Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se qëllimi i interpelancës së thirr nga LDK për gjuajtjen me armë nga ana e zëvendëskryeministrit, Dardan Gashi ka qenë që të tregohet mënyra se si funksionon kjo qeveri në raport me ligjin dhe në respektin për qytetarë.
Gashi ka thënë se oda është një institucion ku priten mysafirë të çmuar dhe diskutohen tema të mëdha.
“Ndërsa në logjikën primitive këta mund ta keqpërdorin. Odat janë pjesë e shëndoshë e trashëgimisë sonë, e gjuajtja me armë i përket primitivizmit”, ka thënë Zemaj.
“Por kjo është përgjegjësia e një Qeveria që i minimizon këto veprime. Fatkeqësisht mocioni ynë për shkarkimin e z. Gashi nuk ka hasur në mirëkuptim. Kjo është fyerje për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj.
“Ndoshta më e udhës do të ishte që të kërkohej falje, se sa të provohet të gjendet arsye te tradita e të njolloset ajo”, ka thënë ai në tej./koha.net/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...