Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë dhe arrestimin e gjashtë turqve.
Ai ka thënë se përgjegjës për tërë këtë situatë janë tre krerët e shtetit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.
Arrestimin e gjashtë turqve po e cilëson krejt politike, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.
Ai thotë se përgjegjësin për tërë ketë situatë e kanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.
“ Përgjegjësin e kanë tre liderët e Kosovës. Ata duhet edhe të tregojnë se çfarë ka ndodhur me këto arrestime. Atyre u mbetet edhe të sqarojnë se kush ka dhënë urdhër për arrestimin e turqve”, ka thënë Zemaj në DPT të Fitani në T7.
Ai ka bërë me dije se do të kërkohet edhe përgjegjësi nga liderët që i kanë fëmijët e tyre në ato shkolla, dhe siç thotë ai, do të duhet të dihet edhe si është bërë financimi i këtyre shkollave.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/1994790990775281/
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...