Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të OBSH-së, përfaqësuesit e Zyrës së OBSH-së në Kosovë dhe përfaqësuesit e IKSHPK-së.
Zemaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar në detaje rreth 9 shtyllave ndërtuese të Strategjisë së Përgjigjes gjatë Emergjencave, shkruan arbresh.info.
“Përfaqësuesit e Zyrës Rajonale e OBSH-së prezantuan rekomandimet e tyre për secilën prej këtyre shtyllave, dhe u dakorduam që me një bashkëpunim të afërt dhe të vazhdueshëm do të angazhohemi që t’i përmbushim këto rekomandime”, ka shkruar Zemaj.
Ai poashtu tha se gjatë këtij takimi u diskutua edhe ngritja e kapaciteteve.
Postimi i tij i plotë:
Sot prita në takim përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të OBSH-së, përfaqësuesit e Zyrës së OBSH-së në Kosovë dhe përfaqësuesit e IKSHPK-së, ku diskutuam në detaje rreth 9 shtyllave ndërtuese të Strategjisë së Përgjigjes gjatë Emergjencave.
Përfaqësuesit e Zyrës Rajonale e OBSH-së prezantuan rekomandimet e tyre për secilën prej këtyre shtyllave, dhe u dakorduam që me një bashkpunim të afërt dhe të vazhdueshëm do të angazhohemi që t’i përmbushim këto rekomandime.
Gjatë këtij takimi u theksua edhe rëndësia e ngritjes së kapaciteteve, ku u përmend edhe ndikimi i menjëhershëm pozitiv që ka pasur edhe angazhimi i 200 profesionistëve shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë.
#QeveriaHoti!
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...