Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, gjatë të cilit takim ai u zotua se banorët e kësaj ane do të kenë ndihmë konkrete, dhe se shumë shpejt të rinjtë që specializojnë në Kosovë do t’u njihen diplomat.
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës shpresojnë që marrëveshja e Uashingtonit, do të japë rezultate sa i përket pranimit të diplomave dhe certifikatave që kanë të bëjnë me specializantët shqiptarë.
Zemaj pas takimit tha se është nevojë elementare për të ecur përpara për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës, raporton arbresh.info.
“Angazhimi shtesë është që të vazhdojmë komunikimin edhe në raport me vendin fqinj Serbinë. Edhe përmes partnerëve ndërkombëtarë që diplomat të njihen, këto që janë profesionale, specializimet dhe mjekët shqiptarë të zhvillojnë veprimtarinë sipas kushteve dhe standardeve të cilat janë edhe elementare për ta ruajtur shëndetin publik të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës”, tha Zemaj.
Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi tha se sot kishin takim edhe me kryeministrin Avdullah Hoti për të falënderuar për vendimin e hapjes të një zyre për Luginën e Preshevës. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që gjë ata që kryejnë specializimin në Kosovë, të mund të kthehen në Luginë dhe të punojnë.
“Jemi në pritje të vendimit nga Ministria e Shëndetësisë për ndarjen e kuotës për specializantët shqiptarë të Preshevës. Besojmë dhe shpresojmë që marrëveshja e Uashingtonit, presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti do të jep rezultate sa i përket pranimit të diplomave dhe certifikatave që kanë të bëjnë me specializantët shqiptarë këtu. Kemi rënë dakord që të gjithë ata që kryejnë specializimin këtu në Kosovë të kthehen në Luginën e Preshevës. Kjo nuk do të jetë vetëm ndihmë për mjekët shqiptarë, por do të jetë ndihmë për shqiptarët e Preshevës”, u shpreh ai.
E, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa e quajti si tejet të rëndësishme që certifikatat dhe diplomat t’iu njihen shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Gjitha këto po hyjnë tashmë në një fazë të institucionalizimit të përkujdesjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Njëkohësisht qasja shtetërore, e cila ka qenë më se e nevojshme, po formalizohet edhe me hapjen e zyrës për asistencë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka theksuar ai.
Ndërsa, kryetarja e PDV-së, Ardita Sinani tha se këto vendime janë shpresëdhënëse për banorët e luginës së Preshevës, për çka sipas saj edhe do të ndihmohen studentët.
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin