Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj priti sot në krerët e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), të kryesuar nga kryetari i kësaj federate Blerim Syla.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin midis MSh dhe FSSHK-së në fushën e fuqizimit të dialogut social dhe të përmirësimit të statusit të profesionistëve shëndetësor,
Ministri Zemaj ka dëgjuar pikëpamjet e përfaqësuesve të FSHSK-së rreth aspekteve të ndryshme që lidhen me rolin e sindikatës dhe sistemit shëndetësor në përgjithësi dhe ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë në funksion të avancimit të sistemit shëndetësor dhe përmirësimit të pozitës së punonjësve shëndetësor në të gjitha nivelet.
Duke qenë se, si deputet i Kuvendit të Kosovës në një mandat ka qenë edhe anëtar i Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ministri Zemaj tha se është i informuar për shumë aspekte rreth legjislacionit në fushën e shëndetësisë, ndërsa si institucion, MSh do të jetë e përkushtuar të zhvillojë një bashkëpunim të hapur me sindikatën dhe palët e tjera në funksion të avancimit të shëndetësisë si sektor në Kosovë. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...