Google ADS

Zemaj takohet me Escobarin: Kosova dhe SHBA kanë miqësi të veçantë

12:36 | 10 Mars 2022
A. B.

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj ka njoftuar për një takim të frytshëm pune me Zëvendësndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar.

Zemaj tregon se miqësia e veçantë, thellimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Amerikës si dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, janë përkushtimi i tyre.

Postimi i plotë:

Sot me ftesë të Misionit të Përhershëm të #USA në #NATO, kam pasur një takim të frytshëm pune me zv.Ndihmës Sekretarin e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, dhe i Dërguar i Posaqëm për Ballkanin Përendimor, DAS Gabriel Escobar.

Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, është partner dhe garantues për paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe përtej.

Miqësia e veçantë dhe thellimi i marrëdhënieve mes vendeve tona, integrimet euroatlantike, si dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, janë përkushtimi ynë dhe ishte kënaqësi rikonfirmimi i përkrahjes në takimin e përbashkët me Escobar.

Astrit Zemaj

Ambasador-Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme