Zemaj sqaron idenë e LDK-së për Demarkacionin

19:55 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka komentuar idenë e partisë së tij për zgjidhjen e problemit të Demarkacionit.
Në emisionin Imazh ai ka thënë se ky problem është keqkuptuar.

“Duhet të gjendet një solucion që ka të bëj me fqinjësi të mirë. Ne kemi pasur takime me kryeministrit, i cili është edhe krye i LDK-së. Kemi takime pune. Ka iniciativa që deputetët ta japin kontributin e vet kur është interesi i qytetarëve të Kosovës, para se të vihet në votim”, ka thënë ai.

Zemaj ka bërë me dijë se brenda vitit të vendosen korniza, dhe të rinegocionohen pikat që janë të atakuara, qoftë nga banorët apo njohës të fushës. Ai ka thënë se interesi i deputetëve është të mos lejmë pasoja.

Zemaj ka thënë se opozita në Kuvendin e Kosovës, nuk ka dhënë ndonjë ide për zgjidhje të problemit.

Ai është shprehur se duhet vullnet për të zgjidhur problemin e demarkacionit dhe sipas tij Mali i Zi e ka këtë vullnet.

“Duhet zgjidhjet konkrete që e kërkojnë qytetarët e vendit. Ne tani po kërkojmë një qartësim, jo bajraktarizëm. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, qofshin të pozitës e opozitës, e dojnë vendin e vet”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se për Demarkacionin duhet të ketë pajtim të brendshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme