Pas rritjes rekorde të rasteve me coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot do të mbajë takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai ka thënë se me ministrin Zemaj do të diskutohet për situatën e tanishme pandemike dhe masat e reja që do të merren në kuadër të rekomandimeve anti-COVID.
Ndërkaq, takimi virtual do të nis në ora 11:00.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima dhe 730 raste të reja me coronavirus, pas marrjes së 1,794 mostrave./arbresh.info/
“Hajde pimë kafe, mos e keni ftohtë”, Kajtazi tregon se si e...
Akuza e Harrisit: Trump, si Hitleri, me gjeneralët e ushtris...
Porosia e Buzhalës për shefin e AKI-së: Nuk na tutni, rrini ...
Kajtazi: Në AKI ekziston struktura paralele që i shërben pus...
Krasniqi: Bedri Hamza është kryeministri më i mirë që Kosova...
Ukrainë thotë ushtarët koreanoveriorë janë zhvendosur në Kur...