Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se punësimet në KEK kanë qenë të orkestruara për të rehatuar militantët partiakë.
Zemaj në RTV Dukagjini thotë se konkursi në KEK është shpallur gjatë balotazhit të zgjedhjeve lokale dhe sipas tij hidhen dyshime se ai mund të jetë përdorur politikisht.
Deputeti i LDK-së thotë se për shkak të dyshimeve të bazuara, është konstatuar se skandali nuk mund të mbulohet vetëm me debate por duhet filluar edhe procedura gjyqësore.
“Të gjeturat shfaqin dyshime tepër të arsyeshme se ajo që ka ndodhur në konkurs është veprim skandaloz nga menaxhmenti por që prapavinë e ka politike. Prandaj ne sot kemi bërë kallëzim penal”, tha ai.
Zemaj ka thënë se ky skandal i ka tejkaluar edhe skandalet e punësimeve të së kaluarës siç ishte ai i njohur si “Pronto”.
“Ky skandal i ka tejkaluar edhe të tjerët, pasi që direkt zyrtarët janë të përfshirë në të. Nuk mund të jesh edhe anëtarë i komisionit vlerësues, dhe ta punësosh djalin, nipin, ose familjarët. Kjo është edhe në kundërshtim me ligjin. Ky është konflikt interesi. Ne e dimë se Kosova është e vogël dhe njerëzit që konkurrojnë mund të kenë të afërt të caktuar, por zyrtari i caktuar është dashur të largohet nga vlerësimi”.
Deputeti i LDK-së thotë se duket që ky skandal ka qenë i orkestruar për shkak të premtimeve zgjedhore për punësime.
Zemaj thotë se përgjegjësi për këto punësime jo të rregullta duhet të mbajë edhe kryeministri i vendit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...