Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi sot se masat anti-COVID të marra nga Qeveria e Kosovës, pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë të fushës dhe Bordit këshillëdhënës po vazhdojnë të japin rezultate.
Ai në një postim në Facebook thotë se edhe sot, nga 525 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se sipas tij, këto rezultate dhe kjo situatë e menaxhueshme assesi nuk duhet të kthehet në pakujdesi.
“Të gjithë së bashku, jemi partner në proces, të gjithë akterët duhet të marrin dhe t’i kryejnë përgjegjësitë që i ngarkon ligji në mënyrë që virusit mos t’i japim këmbë, por ta minimizojmë prezencën e tij”, ka thënë Zemaj.
Postimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:
Masat antiCOVID të marra nga Qeveria e Kosovës pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë të fushës dhe Bordit këshillëdhënës po vazhdojnë të japin rezultate.
Edhe sot, nga 525 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Këto rezultate dhe kjo situatë e menaxhueshme assesi nuk duhet të kthehet në pakujdesi.
Shëndeti është edhe mision për të ruajtur shëndetin individual dhe nga ai individual edhe atë kolektiv duhet të jetë mision i të gjithëve, andaj secili të japim maksimumin për ta luftuar virusin.
Tashmë kur edhe shtetet evropiane, kanë filluar ta largojnë Kosovën nga lista e zezë sa i përket prezencës së COVID-it, ne kemi motiv shtesë për të qenë bashkë për ta fituar betejën.
Koordinimet e mëtejme, me faktorët relevantë, vijojnë sot, nesër, me baza të rregullta.
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...