Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjes rekorde të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në vend.
Edhe sot Zemaj ka hedhur akuza për keqmenaxhim të pandemisë nga ana e Qeverisë Kurti, shkruan arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 2 mijë e 110 raste pozitive me COVID-19, shifër kjo më e larta qysh prej fillimit të pandemisë.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj e ka quajtur Qeverinë Kurti ‘Qeveri e praktikantëve’.
“Rekord i zi! Sot, 2.110 raste të reja me Covid-19 dhe 4 të vdekur. N’dorë t’Zotit! Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër; krejt për pushtet e asgjë për shëndet! U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre si dhe iu uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të infektuarve. Edhe pse kjo qeveri tashmë ka dështuar e menaxhimi ka degraduar, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë ju lutem VAKSINOHUNI. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë duhet të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!”, ka shkruar Zemaj./arbresh.info/
Shtëpitë e yjeve që u shkrumbuan nga zjarret masive në Los A...
“Jemi pa fjalë”, familjarët e Gjestit reagojnë p...
“Është turp që luajmë në Arabi Saudite”, Williams e thotë at...
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët ...
Policia jep detaje për njërin prej rasteve të bastisjeve në ...
Scholz: Paprekshmëria e kufijve është një parim që vlen për ...