Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Valbon Krasniqi, ud. drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me rikthimin e shërbimeve shëndetësore, përfshirë punën e ambulancave specialistike, operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera elektive.
Më këtë rast, ministri i shëndetësisë Armend Zemaj tha se, tashmë janë marrë përgjegjësi që shërbimet në ambulancat specialistike të rikthejnë ofrimin e shërbimeve, raporton arbresh.info
“Siç e dini tani me situatën e pandemisë Qeveria e Kosovës ka miratuar disa rekomandime për lirimin e masave dhe me këtë ne jemi dakorduar edhe për rikthim gradual të shërbimeve shëndetësore në QKUK dhe spitale rajonale. Vazhdojmë të respektojmë masat dhe ti zbatojmë masat e IKSHP-së, vetëm kështu do ti mundësojmë personelit shëndetësorë të kryej punën e vet. Lirimi i masave nuk nënkupton largimin të tërësishëm të virusit por na ngarkon në përgjithësi shtesë”, ka thënë Zemaj.
Ndërsa, Drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së Valbon Krasniqi, thotë se, nga sot kanë filluar shërbimet e ambulancave specialistike, operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera elektive.
Ai kërkon nga pacientët që ti respektojnë udhëzimet, dhe ti marrin shërbimet siç i kanë të planifikuara.
“Nga sot kanë filluar shërbimet por që nga dje drejtoret janë udhëzuar të rifillojnë rikthimin e shërbimeve shëndetësore për pacientet në nevojë. Ne ende kemi mesazhe për qytetarët duhet të jemi vigjilent në përcjellën e situatës. Andaj lusim qytetarët dhe pacientet që kanë nevoje për spitalet tona të respektojnë udhëzimet dhe ti marrin shërbimet ashtu siç i kanë të planifikuara”, ka thënë Kransiqi./arbresh.info/
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”