Ish-Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është shqetësues numri i lartë i rasteve me COVID-19 në vendin tonë.
Po ai më shqetësuese e sheh qasjen e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në raport me rritjen e rasteve duke theksuar se është dashur të bëhet më shumë thirrje për vaksinim.
Ndërkaq kur ka folur për shumën e ndarë nga qeveria prej 5.5 milionë eurosh për stafin shëndetësor që ka kontribuar në kohën e pandemisë, Zemaj e ka quajtur lëmoshë duke thënë që pagesa prej 60 eurosh është ofendim.
Zemaj e ka kritikuar qeverinë që nuk ka planprogram për menaxhimin e shëndetësisë, edhe pas gati 1 vit e gjysmë në qeverisje, transmeton klankosova.
Ai i është përgjigjur edhe Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latfi, i cili deklaroi se “kur e shoh që shëndetësia nuk është top prioritet, unë kthehem në Amerikë”.
“Ti ki ku me u kthy, po ne nuk kemi ku me u kthy. Ne jetojmë këtu dhe këtu po ndërtojmë ardhmërinë dhe po tentojmë që mjekët tonë të qëndrojnë në Kosovë”, ishte përgjigja e Zemajt për Latifin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...