Në dy-tri javët e fundit kemi rënie të numrit të personave të infektuar me Covid-19 në vendin tonë, kështu tha ministri i shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media.
Ai këto deklarata i bëri pas mbledhjes së Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, raporton portali arbresh.info
“Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Shërbimit Spitalor (SHSKUK) në dy tri javët e fundit kemi rënie graduale të numri të personave të infektuar dhe të vdekurve, por kjo rënie është më domethënëse në numrin e rënies së numrit të pacientëve në QKUK dhe spitalet rajonale”, tha Zemaj.
“Me vendimin e qeverisë jemi në përgatitje të vitit të ri shkollor, obligimet që i ka MSH për sigurimin e vaksinave dhe koordinimi me donatorët. E nevojshme është ngritja e kapaciteteve të spitaleve Covid-19 jemi duke shikuar modalitetet më të mira të mundshme”, deklaroi tutje ministri.
Ndërkohë lidhur me lirimin e masave që e kanë kërkuar bizneset dhe entitet veprimtare të ndryshme, thotë se Kosova është në fazë delikate.
“Lirimi i masave apo shtrëngimi, presioni për lirimin ka qenë në rritje sidomos nga bizneset e aktivitetet e ndryshme. Ne akoma jemi në fazë delikate dhe po e shihni që edhe vendet e tjera janë të kujdesshme, na duhet të ulim lakoren e infektimeve në masë të madhe, të sigurohemi që nuk kemi rritje, do ta përcjellim gjendjen së bashku me institucionet shëndetësore”, tha Zemaj.
Ndërkohë Kosova ka një numër total të rasteve pozitive prej 13.910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit