Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka paraqitur propozimin për Projektligjin e ri për shëndetësi, i cili përbëhet nga 128 nene.
Ish-ministri i Shëndetësisë, ka thënë se në këtë Projektligj kanë punuar ekspertë të fushës, duke shtuar se e avancon shërbimin shëndetësor.
Zemaj ka bërë të ditur se LDK-ja do ta japë kontributin e tyre për këtë Projektligj.
“Duke vendosur shëndetin e qytetare dhe avancimin e shërbimeve kujdesemi për mirëqenien e qytetarëve. Sot po procedoj projektligjin për shëndetësi si nismë legjislative. Në këtë projektligj kanë punuar shumë ekspert të fushës. Rregullon procesin edukativ arsimor dhe përcakton profile të profesionistëve. Avancon shërbimin shëndetësor. Ky ligj ka 128 nene dhe do të jetë lehte i zbatueshëm. Ne kemi nevojë për ligj të ri. Ligji për sigurime shëndetësore dhe kemi atëherë edhe një pasqyrë dhe derivon nga pakoja financiare. Nëse qeveria nuk arrin ta përgatis do të japim kontributin tonë. Ka nisma edhe nga deputet e opozitës për projektligjin për transplantin e organeve”, tha Zemaj./eo/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...