Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria aktuale e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, vazhdon të mos bëjë thirrje për kujdes në kohë pandemie kur numri i jetëve të humbura nga COVID-19 brenda një jave sipas tij është i lartë.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka theksuar se për më keq ky spektakël ndodh kur ende në fuqi janë masat dhe ora policore të vendosura pikërisht nga ky pushtet i paaftë.
“Derisa IKSHKP-ja vazhdon e bën thirrje për kujdes, pushteti për të kënaqur egon e vetë e bën krejt të kundërtën, ngase u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë sa më masive të dalin në rrugë për të dëgjuar fjalimin e liderit, i cili është i pari i fjalëve boshe me zero rezultate”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nga mungesa e menaxhimit të pandemisë, brenda një jave kemi 35 jetë të humbura të njerëzve tanë si dhe rekord numrash me të infektuar.
Derisa IKSHKP-ja vazhdon e bën thirrje për kujdes, pushteti për të kënaqur egon e vetë e bën krejt të kundërtën, ngase u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë sa më masive të dalin në rrugë për të dëgjuar fjalimin e liderit, i cili është i pari i fjalëve boshe me zero rezultate. Për më keq ky spektakel ndodh kur ende në fuqi janë masat dhe ora policore të vendosura pikërisht nga ky pushtet i paaftë.
Ky pushtet tashmë e ka edhe një rekord; aftësinë për të mashtruar e fajësuar dhe paaftësinë për të punuar./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë