Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se të gjitha shërbimet mjekësore në vend janë rikthyer në funksion pas pezullimit që ishte bërë më 13 mars, kur u shpall gjendja emergjente shëndetësore për shkak të pandemie Covid-19.
Zemaj, këtë lajm e bëri të ditur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas pyetjes që i ishte parashtruar nga deputeti i Vetëvendosjes Enver Haliti, raporton arbresh.info.
“Nga 28 shtatori është bërë rikthimi i të gjitha shërbimeve mjekësore në të gjitha nivelet e shëndetësisë në Kosovës, që nënkupton edhe për klinikën e Oftalmologjisë”, tha Zemaj.
Ai, tha se nga marrja e mandatit të tij në krye të kësaj ministrie e ka trajtuar këtë çështje, pasi ndërprerja e tyre ishte bërë më herët.
“Këtë çështje e kemi trajtuar që nga marrja e mandatit, pasi ndërprerja e shërbimeve është bërë me 13.03.2020, kur është shpallur gjendja emergjente shëndetësore në bazë të udhëzimeve dhe vendimeve të MSH-së dhe bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)”, u shpreh Zemaj. /arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...