Google ADS

Zemaj në takim me mediat: Jemi në dijeni të krizës ekonomike të gazetarëve

16:30 | 27 Korrik 2020
Arbresh Info

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj është takuar sot më pronarët dhe kryeredaktorët e mediave, ku ka marrë informata në lidhje me sfidat e gazetarëve dhe krizën ekonomike të tyre gjatë pandemisë, transmeton arbresh.info.

Në të njëjtën kohë Zemaj ka theksuar se krahas personelit shëndetësor gazetarët vazhdojnë të jenë kategori shumë e rrezikuar nga Covid-19./arbresh.info/

Ky është postimi i plotë i Zemajt:

Kam takuar sot përfaqësues nga mediat e ndryshme të Kosovës në një bashkëbisedim shumë të sinqertë me temë kryesore sfidën tonë të përbashkët, pandeminë Covid-19.

U kam shprehur atyre falënderimin e thellë të MSh-së për informimin intensiv dhe korrekt gjatë kohës së pandemisë, duke i siguruar se si institucione do të jemi sa më të hapur për t’u mundësuar atyre që t’i prezantojnë publikut faktet reale rreth Covid-19, sfidat e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera në ballafaqim më këtë infeksion. Jemi të vetëdijshëm gjithashtu që krahas personelit shëndetësor gazetarët vazhdojnë të jenë kategori shumë e rrezikuar nga sëmundje Covid-19 dhe të goditur, gjithashtu, nga kriza ekonomike si pasojë e pandemisë, por, të inkurajuar nga vullneti i tyre për të bërë një raportim sa më gjithëpërfshirës lidhur me pandeminë dhe duke ushtruar rolin e tyre kritik.

Bashkë për shëndetin e popullatës!

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme