Zemaj në ‘aksion’, u shkon qendrave tregtare për inspektim në ditën e Black Friday

17:18 | 27 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet, kanë vizituar sot një nga qendrat tregtare në Prishtinë, me qëllim të parandalimit të grumbullimit të njerëzve me rastin e “Black Friday”.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se shëndeti individual dhe kolektiv i popullatës sonë është shumë më i rëndësishëm se çdo produkt që mund të blihet në këto ngjarje.

“Edhe një herë ju bëjë thirrje qytetarëve që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet e panevojshme, sepse një gjë e tillë është në dëm të shëndetit të të gjithëve. Kërkoj nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të ligjit dhe vendimeve në fuqi”, ka shkruar ai në Facebook.

Bashkë me mekanizmat zbatues të Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e…

Posted by Armend Zemaj on Friday, 27 November 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme