Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka shprehur kritika për Qeverinë lidhur menaxhimin e gjendjes së sektorit të shëndetësisë përgjatë këtyre tre vieteve.
Sipas tij, Shëndetësia me këtë qeveri është sektori më i nëpërkëmbur, shrkuan Arbresh.info.
“Në të kaluarën ka pasur mungesë të barnave, sot ka mungesë edhe të letrave higjienike, sapunëve, edhe të shiringave edhe të katetrave, penjëve edhe infuzioneve”, tha ai.
Ndër të tjera, ai tha se Ligji për çmimin e barnave tash e sa muaj ka mbetur pa zbatuar.
“Dështuat për ta hartuar ligjin për shëndetësi i cili është bazamenti i reformës, dështuat në hartimin e strategjisë për shëndetësi, është e kuptueshme pse nuk arritët t’I ëbnit këto, sepse kishit prioritete të tjera.”, tha ai.
“6 milionë euro tepruan nga buxheti për blerjen e barnave nga viti 2023, ndërsa qytetarët e Kosovës po vuajnë dorën e shtetit. Lista e pritjes janë kthyer në ankth sepse Qeveria nuk qeveris, nuk merret me asnjë problem pro krijon probleme”, tha mes të tjerash Zemaj.
“Mungesa e sigurimeve shëndetësore është një nga brengat më të mëdha të qytetarëve të vendit tonë, temë kjo të cilën Lëvizja Vetëvendosje e kishte ranguar lartë në agejndën politike sa ishte në opozitë, por u hodh krejt poshtë kur erdhi në pushtet”, tha Zemaj./Arbresh.info/
Porsche 911 Carrera S i ri është gati – dhe është më i fuqis...
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më t...
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...