Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk mund të fajësohet vetëm BE-ja për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe disa figura politike, të cilëve nuk ua ka përmendur emrin, të cilët siç tha ai, janë sot në krye të shtetit.
“Shprehim shqetësimet tonë për mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, çështje kjo e cila e ka edhe shkakun, apo edhe e bëjnë disa faktorë, qoftë pozitiv, qoftë negativ. Në këtë padrejtësi të madh ndaj qytetarëve që po mbahen të izoluar dhe nuk mund të lëvizin lirshëm drejt vendeve të BE-së, s’mund të fajësojmë vetëm BE-në sepse është e ditur edhe këtu edhe botërisht që ne kishim një mundësi të artë në vitin 2015-16 kur Kosova ishte në një pako me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, por të gjithë e dinë që kjo u pamundësua nga disa figura politike që sot janë në krye të shtetit”.
Ai poashtu përmendi edhe protestat e dhunshme, hedhjen e koktej molotovëve ndaj institucioneve të vendit, si shkak i mosliberalizimit të vizave.
“Edhe me disa zyrtarë tjerë në pengesën që iu bë ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, besa u shfrytëzuan edhe format tjera të quajtura mjete politike, nga gazi lotsjellës, dhuna e shprehur në kuvend, me hedhjen e gjësendeve të ndryshme edhe jashtë saj, protesta të dhunshme dhe hedhjen e koktej molotovëve ndaj institucioneve të vendit”, tha Zemaj. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...