Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se është i shqetësuar pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po ftohet në SHBA.
Kurti kishte premtuar se do të udhëtonte në SHBA gjatë muajve të kaluar, por këtë nuk e bëri. Ai së fundi tha se ka dëshirë që në SHBA të bëjë një vizitë dy-javore e jo vetëm për disa ditë.
Zemaj thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në kontakt me kongresmenë të ndryshëm dhe se është i shqetësuar pse Kurti nuk ka kontakte me amerikanët.
“Po më vjen inati. Jam deputet. Vetëm gjatë këtij muaji me 15 kongresmenë kemi pasur kontakte me anë të Zoom-it e të tjera. Vetëm një. Një grup i deputetëve do të udhëtojnë për në SHBA. Jam i shqetësuar si deputet e qytetar. Është kryeministër i Kosovë se jo i VV-së. Dëshiroj që ai të ftohet në Departamentin e Shtetit. Dëshiroj që ai të jetë i ftuar në Zyrën Ovale sikur Avdullah Hotin”, thotë ai në T7.
Ai tutje shton se është i frikësuar se zyrtarët amerikanë nuk dëshirojnë të flasin me Kurtin për shkak të përplasjeve të tij me përfaqësues amerikanë në të kaluarën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...