Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Ditën Botërore të Anesteziologut ka thënë se do të punësojnë më shumë anesteziologë.
“Aktualisht ne pas shumë përpjekjeve me sukses kemi rritur kapacitetet teknologjike në klinikat tona spitalore duke shtuar numrin e respiratorëve.”
“Po ashtu e kemi shtuar edhe numrin e mjekëve. Në konkursin e fundit që e kemi shpallur për shkollim specialistik fillimisht ishte planifikuar të angazhoheshin 26 mjekë”.
“Mirëpo, me rritjen e nevojës është vendosur të angazhohen 40 specializantë të anesteziologjisë, që do të jenë në shërbime të pacientëve”.
“Jashtëzakonisht falënderues për punën shumë të ndjeshme të anesteziologëve, apo ndryshe siç quhen ringjallesit, të cilët janë përgjegjës për jetën dhe shëndetin e pacientit, që gjatë operacioneve administrojnë sasinë e saktë të anestezisë, monitorojnë shenjat jetësore të pacientit, e në këtë mënyrë mundësojnë operacione pa dhimbje”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor