Zemaj-LVV: Jeni hajna të pangopur, në pushtet erdhët për t’u pasuruar

11:40 | 14 Mars 2024
E.K

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se asnjëher nuk ka ndodhur që një qeveri të këtë me shumë kontrata njëburimore sesa Qeveria Kurti.

Sipas tij, LVV dikur kontrata njëburimore i quante korrupsion i hapur, zhvatje hajni, etj.

“Ju po dëshmoni që jeni edhe hajna të pangopur e këtu përtej mashtrimit të kauzave të rreme kjo po ju kushton qytetarëve me miliona të keqpërorura qe tri vite që ju jeni në pushtet”, u tha Zemaj deputetëve ne pushtet.

Ai ka akuzuar Qeverinë së erdhi ne pushtet nga pangopësia për tu pasuruar./Arbresh.info

Të ngjashme