Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se qytetarët e Istogut i besuan projektit të Haki Rugovës edhe për një mandat tjetër qeverisës.
Këto deklarime Zemaj nga LDK, i bëri sot në Info Magazine të Klan Kosovës, ndërsa po komentonte rivotimin për zgjedhjet lokale të Komunës së Istogut.
”Ka qenë një garë e vështirë duke qenë se ka qenë parti rivale AAK bashkë me parti të tjera, që janë bashkuar për ta rrëzuar LDK-në, pra Haki Rugovën”.
”Pra rivotimi ishte i padrejtë, për shkak se manipuluan me vota, por kjo ka treguar se qytetarët e Istogut kanë besuar edhe për një mandat tek kandidati ynë. Është parë që qytetarët i kanë besuar Haki Rugovës, edhe për një mandat tjetër”, tha Zemaj.
Ndërsa më tej përfaqësuesi i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se ky subjekt partiak është i gatshëm edhe të shkojë në rinumërim të votave për komunën e Istogut, nëse pala tjetër ka ndonjë vërejtje apo ankesë rreth rezultateve të fundit të cilat shpallën kandidatin e tyre Haki Rugovën fitues për postin e kryetarit të Istogut.
”Neve nuk mund të reagojmë në situata të tilla, por është e drejtë ligjore secili kandidat ka të drejtë ankesën e tij apo vërejtjen”.
”Pothuajse nga e gjithë koha prej hapjes së kutive e deri në mbylljen e tyre, asnjë ankesë nuk është adresuar”.
”LDK është e gatshme të hap kutitë, e gatshme për rinumërim. LDK gjithnjë ka qenë e gatshme për transparencë ndaj qytetarëve. Ne besojmë që kjo është cështje e mbyllur duhet t’i thërras mendjes edhe partia kundërshtare. Jam çuditur që pse gjithë këto struktura të shkojnë në Istog kundër LDK-së”, tha Zemaj. /Klan Kosova/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...