Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se në vitet e fundit Kosova udhëhiqet nga një shumicë politike që ka shkeluar tashmë dhjetëra herë Kushtetutën.
Zemaj me anë të një postimi në Facebook, thotë se Qeveria Kurti nuk ka marrë asnjë përgjegjësi morale as politike.
“Ajo çka është për keqardhje por që duhet ta themi, në vitet e fundit Kosova udhëhiqet nga një shumicë politike që ka shkeluar tashmë dhjetëra herë Kushtetutën, por që nuk ka marrë asnjë përgjegjësi morale as politike, fatkeqësi për një shtet të ri si Kosova”, ka shkruar deputeti i LDK-së, shkruan Arbresh.info
Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të të njëjtit vit. Si akti më i lartë juridik në vend, Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde