Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas disa kritikave në seancën e sotme për menaxhimin e situatës me Covid 19 në Kosovë.
Zemaj ka thënë se pandemia ka kolapsuar edhe sistemet më të avancuara shëndetësore në botë, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar se në vend situata është menaxhuar mirë.
“Pandemia ka qit në kolaps sistemet më të avancuara shëndetësore anë e mbarë botës, nuk është imune as Republika e Kosovës por deri tani situatë është mirëmenaxhuar. Nëse i referoheni situatave kur Covid 19 ishte i panjohur nuk duhet të përdorni analogji dhe për këtë arsye edhe ndërmarrja e masave për kufizim dhe rikthim të kufizim është përgjegjësi e IKSHPK-së dhe ne i përkrahim plotësisht”, ka thënë ai.
Ndryshe në Kosovë ditët e fundit është rritur dukshëm numri i qytetarëve të prekur me Covid 19. Në mesin e tyre janë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarë të institucioneve tjera./arbresh.info/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...