Zëvendëskryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Armend Zemaj, me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, ka theksuar se me këtë konfigurim politik dhe këtë koalicion qeverisës ka neglizhencë të theksuar të procesit integrues të Kosovës.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se sundimi i rendit dhe ligjit, aferat e mëdha korruptive, kritikat edhe nga vendet mike të BE-së për shpenzimet pa kontroll të parasë publike si dhe keqmenaxhimi dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së, kanë vështirësuar komunikimin institucional në mes të punës së Komisionit për Integrime dhe Qeverisë së Kosovës, si dhe ministrive të linjës të cilat janë kompetente për proceset integruese të shtetit të Kosovës.
Zemaj ka bërë thirrje për angazhim shtesë të të gjitha institucioneve në vend për zbatimin e MSA-së.
Ai ka theksuar se Kuvendi është në një gjendje inerte të funksionimit të tij, ka përzierje të plotë të kompetencave dhe detyrave kushtetuese dhe, sipas tij, kjo gjendje është kontribuues i keq që Kosova dhe qytetarët e saj edhe këtë vit të vazhdojnë të jenë të izoluar dhe larg nga rruga euroatlantike.
“Ky tregues që sot Kosovën e gjënë të izoluar edhe në festën e BE-së vazhdon të jetë përgjegjësi për institucionet tona në këtë mashtrim optik, njëherësh tregon kompleksitetin që e ka BE-ja për të pranuar në gjirin e vet shtete dhe kombe të reja të cilat nuk janë ende pjesë e BE-së. Andaj edhe festimi i Ditës së Evropës është shumë më i zbehur kur elementi kryesor, që është lëvizja e lirë, nuk është arritur dhe qytetarët e Kosovës e festojnë me shumë si dëshirë sesa si realitet”, ka deklaruar Zemaj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...