Google ADS

Zemaj kërkon shpjegime nga Kurti për pikën e 7 të planit

22:53 | 2 Mars 2023
K.B

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar seancën, në të cilën po debatohet për përmbajtjen e Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në foltoren e Kuvendit foli për planin franko-gjerman, ku ka drejtuar një sërë kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Zemaj ka kërkuar nga Kurti shpjegim për pikën e 7-të, të planit.

Ai e ka pyetur kryeministrin a është personi i njëjtë, pasi që dikur ishte refuzues ndërsa tani ka pranuar një marrëveshje me lëshime të mëdha.

Duke vënë në fokus pikën 7 të planit, Zemaj ka folur për statusin e Kishës Ortodokse Serbe, duke kërkuar shpjegim nga kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se Serbia s’ka kërkuar falje për krimet, ndërsa Kurti i ka falur, prandaj duhet të kërkojë falje. Në veçanti atyre që kanë humbur jetën për kauza të rrejshme.

Kujtojmë se pika 7 thotë se:

Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ata do të lidhin marrëveshje me synimin për të zhvilluar dhe promovuar në bazë të këtij Traktati dhe për përfitimin e tyre të ndërsjellë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, marrëdhënieve gjyqësore, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mjedisit, mbrojtjes dhe në fusha të tjera. Detajet janë rënë dakord në Protokollin Suplementar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme