Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar Postën e Kosovës.
Ai ka përshëndetur respektimin e masave anti-COVID nga menaxhmenti i kësaj kompanie, teksa ka kërkuar nga u.d i kryeshefit, Xhevdet Smakiqi që si shenjë nderimi të krijojë një Pullë Postare me punëtorët shëndetësorë që kanë vdekur në luftë kundër pandemisë, transmeton arbresh.info.
“Është për t’u përshëndetur respektimi i masave anti Covid gjatë tërë kohës si nga ana e menaxhmentit të Postës po ashtu edhe nga ana e gjithë personelit’, ka shkruar Zemaj.
Ky është postimi i Zemajt në FB:
Posta e Kosovës edhe gjatë kohës së pandemisë, ka vazhduar t’ju ofroj shërbimet e nevojshme qytetarëve të vendit, pavarësisht numrit të madh të të infektuarave të punonjësve të Postës.
Është për t’u përshëndetur respektimi i masave anti Covid gjatë tërë kohës si nga ana e menaxhmentit të Postës po ashtu edhe nga ana e gjithë personelit.
Gjatë takimit të sotëm me z. Xhevdet Smakiqin, u.d. i kryeshefit të Postës, kërkova që si shenjë nderimi që të krijojnë një Pullë Postare ku qëllimi është t’i nderojmë punëtorët shëndetësorë që kanë ndërruar jetë në luftën kundër pandemisë./Arbresh.info
Posta e Kosovës edhe gjatë kohës së pandemisë, ka vazhduar t’ju ofroj shërbimet e nevojshme qytetarëve të vendit,…
Posted by Armend Zemaj on Wednesday, 23 December 2020
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...