Zemaj: Kapacitetet tona shëndetësore nuk janë të pakufishme për numrin e madh të të infektuarve

16:44 | 12 Nëntor 2020
L G

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se me rritjen e testeve, rritet numri i të infektuarve dhe të hospitalizuarve dhe kapacitetet shëndetësore të Kosovës nuk janë të pakufishme, raporton arbresh.info.

Sipas tij, ngarkimi i sistemit është në dorë të qytetarëve.

Ai, po ashtu tha se në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri, stafi mjekësor po bën përpjekje maksimale për t’iu ofruar qytetarëve shërbimet e nevojshme por edhe trajtimin e duhur.

“Me rritjen e testeve, rritet numri i të infektuarve dhe të hospitalizuarve. Kapacitetet tona shëndetësore nuk janë të pakufishme. Ngarkimi i sistemit është në dorë të qytetarëve. Të jemi bashkë në këtë betejë për shëndetin, secili prej nesh mund të bëjë kaq shumë, për të mos lejuar që të infektohet vet dhe të infektojë të afërmit dhe të rëndohet gjendja në spitalet tona”, ka thënë Zemaj.

Sipas tij, nevojat brenda spitaleve dhe klinikave janë të mëdha, andaj, me gjithë potencialin tonë, jemi në përmbushje të kërkesave për staf, medikamente, material shpenzues dhe kushtet për përballimin e situatës.

“Do të jemi në secilin spital dhe në secilën klinikë për të parë gjendjen dhe menaxhimin e kësaj situatë delikate. Në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri, stafi mjekësor po bën përpjekje maksimale për t’iu ofruar qytetarëve shërbimet e nevojshme por edhe trajtimin e duhur”, tha Zemaj.

Ai, thotë se qeveria ka miratuar sot masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid 19. Ato duhet zbatuar

“Suksesi ynë varet nga përkushtimi dhe qëndrueshmëria jonë për zbatimin masave. Të gjithë, pa përjashtim, janë pjesë e fitores tonë kundër virusit, duke respektuar rekomandimet dhe duke zbatuar masat. Ftoj qytetarët për disiplinë dhe respektimin masave për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19, ndërsa zbatuesit e masave të jenë pa kompromis gjatë zbatimit të masave”, u shpreh Zemaj

Të gjithë përgjegjësit institucional në ruajtjen dhe kujdesin për shëndetin publik, me Kryetarin e Vushtrrisë Xhafer Tahiri, të Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, deputeten znj. Rrezarta Krasniqi, Kryesuesin e Kuvendit Komunal z. Safet Kamberi dhe menagjmentin e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Ai, bëri thirrje që të respektoni rregullat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme