Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që ka marrë informacione të cilat hedhin dyshime në fshehjen e numrit të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19.
“Kam marrë disa informacione që janë shqetësuese të cilat hedhin dyshime edhe në fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve. Kjo është skandaloze, nëse evidentohet si e tillë. Kam kërkuar që këto informacione zyrtare të përcillen përmes shtabeve emergjente. Sot kam komunikuar me disa zyrtarë të komunave dhe familjarët e tyre kanë adresuar që X personi ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka rezultuar si i vdekur dhe nuk është i pasqyruar në statistikat e dhëna”.
“Këtë po e përmendi sepse Kosova gjatë gjithë kësaj kohe në menaxhimin e vështirë që e kemi pasë, kemi qenë 2 3 adresime të suksesit që i kemi pasë dhe që na kanë bërë të dallojmë prej vendeve tjera”, është shprehur Zemaj në Info Magazine në Klan Kosova.
Ai ka thënë që tollovia që është krijuar sot tek qendra “1 Tetori”, nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte injoruar situata.
“Kjo është një neglizhencë e tepruar, e skajshme edhe në aspektin fizik por edhe në aspektin human. Është treguar që nuk është në fokus menaxhimi i pandemisë dhe ardhja dhe përcjellja e vaksinave ka ngritur më shumë dilema në ruajtjen e shëndetit, sesa në rritjen e efikasitetit të vaksinimit. Kjo është vetëm faza e parë, pasi është doza e parë që e marrin qoftë personeli shëndetësor ose qytetarët sipas kategorisë së moshave”.
“Nëse do kishte mbikëqyrje strikte dhe do të ishte bërë përgatitja sipas planit të imunizimit, atëherë nuk do të ndodhnin këto skena. Nuk janë marrë me përgatitjen dhe shtrirjen e shpërndarjes së vaksinimit. Kjo është esenca e mospërfilljes as të protokollit për vaksinim dhe as të planit të imunizimit. Kjo nuk do të ndodhte fare edhe në objektin e sallës “1 Tetori” po të kishte vigjilencë dhe seriozitet në trajtimin edhe hapësirave që ofron salla, atëherë nuk do të ndodhte ky grumbullim”, u shpreh ai./klankosova/
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...