Ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë në lidhje me numrin e lartë të infeksioneve me coronavirus.
Zemaj në “Debat Plus” thotë se ka qenë një dështim total i Qeverisë në menaxhimin e situatës së pandemisë.
“Është paralajmëruar qysh herët se varianti ‘Delta’ po shpërndahet shumë shpejt. Qeveria përkundër paralajmërimeve ka pasur një qasje ndaj pandemisë thuajse virusi nuk ekziston fare. Fati i mirë i yni ka qenë që koha ka mbajtur mirë me diell dhe shumë qytetarë kanë qëndruar në ambiente të hapura, përndryshe do të kishim një katastrofë humanitare në këto dy javë për shkak të shpërndarjes së virusit”, tha ai.
Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se edhe IKSHPK në mënyrë shumë profesionale kishte paralajmëruar qeverinë për rrezikun e variantit të ri, por që kjo e fundit nuk ka vepruar.
“Janë marrë disa masa por që qëllimi i tyre më shumë në aspekt politik”, tha ndër të tjera Armend Zemaj.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...