Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për planin për atentat i bërë publik mbrëmjen e sotme ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas tij, në listë kanë qenë Abdixhiku, Avdullah Hoti, Arben Gashi dhe vetë Zemaj.
“Kështu na është konfirmuar edhe neve, këto janë informacionet që i kemi deri më tani. Për të tjerat, është Policia e Kosovës dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që janë në kontakt me kryetarin e LDK-së”. “Gjithçka ka qenë në koordinim me PK-në. Në 24 orët e fundit ka dalë kjo informatë, dhe është bërë publike tani”, tha Zemaj në Kanal10.
Ai tha se nuk dëshiron të lëshohet në detaje tjera për këtë rast, duke thënë se me ato merren organet e drejtësisë. Sipas tij, motivet për këtë rast janë politike.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...