Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, me ç’rast nënkryetarit Rudari i është dorëzuar projekti i finalizuar për ndërtim të Spitalit të Podujevës.
Në takimin e sotëm, ku përveç ministrave Zemaj e Veliu, ishin të pranishëm edhe U.D. Drejtori i ShSKUK-së, Saudin Maliqi, përgjegjësi i Spitalit të Podujevës, Afrim Tahiri, deputetët Ekrem Hyseni dhe Visar Hoti dhe zyrtarë të Komunës së Podujevës, nënkryetari Rudari ka falënderuar ministrin Zemaj për projektin e ndërtimit të aneksit të spitalit, i cili do të jetë finalizim i projektit të nisur vite më parë për funksionalizimin e Spitalit të Podujevës, duke e bërë një spital që do të ofrojë shërbime dhe trajtime specialistike për qytetarët e Llapit.
Rudari falënderoi edhe ish-kryetarin e Komunës, Agim Veliu, për punën e palodhshme për të filluar punimet për Spitalin e Përgjithshëm.
Ministri Zemaj e quajti lajm të mirë për të gjithë finalizimin e projektit për ndërtimin e Spitalit në vlerë prej mbi 9 milionë euro, i cili do të ketë 7,700 metra2 dhe do të ofrojë shërbime të Diagnostikës (Laboratorët me Radiologji), Ambulanca specialistike, Shërbimi emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji e Neonatologji dhe Pediatri.
“Objekti është projektuar sipas standardeve evropiane të ndërtimit të spitaleve dhe objekteve shëndetësore. Realizmi i projektit pritet të fillojë shumë shpejt, kurse qëllimi është që ky spital t’u ofrojë shërbime shëndetësore të nivelit sekondar qytetarëve të Komunës së Podujevës dhe zonave të tjera”, tha ministri Zemaj.
Më tej ministri Zemaj tha se krahas ndërtimit të objektit, prioritet tjetër është ngritja e kapaciteteve dhe punësimi i stafit mjekësor, për çka do të përkujdeset SHSKUK.
Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në kohën kur ky ishte kryetar i Podujevës u ndërtua objekti ekzistues i spitalit dhe u mor vendimi për themelimin e Spitalit të Podujevës, tha se shpreson që ky projekt të realizohet sipas planit të paraparë dhe qytetarët e trevës së Llapit të marrin shërbimet e nevojshme mjekësore.
U.D. Drejtori i ShSKUK-së, Saudin Maliqi e cilësoi moment të veçantë dhe të rëndësishëm këtë projekt, i cili plotëson të gjitha standardet e spitaleve moderne të vendeve të BE-së.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...