Google ADS

Zemaj i uron shërim të shpejtë Latifit pas operimit

16:34 | 10 Qershor 2022
E.H

Ministri i Shëndetsis Rifat Latifi mbrëmë i’u nënshtrua një intervenimi kirurgjik nga apendisiti, teksa aktualisht po trajtohet në spital.

Këtë e bëri të ditur ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili  i ka uruar shërim të shpejt ministrit aktual, Rifat Latifit, shkruan arbresh.info.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, sot iu paska nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti.

Me këtë rast, ministrit Latifi i uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet sa më të mire”, ka shkruar Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme