Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës i ka uruar shërim të shpejtë kryeparlamentares dhe u.d. të presidentes, Vjosa Osmanit, e cila njoftoi se është infektuar me koronavirus.
“Më lejoni të lutem për shëndetin e kryetares së Kuvendit pasi kishte rezultuar COVID pozitiv, i dëshiroj shërim të shpejtë dhe rikthim në punët dhe detyrat e saj që i takojnë”, tha Zemaj.
Osmani paraprakisht ka shkruar se ka rezultuar polizitiv në testin për COVID-19, pas kontakteve që kishte me disa të afërm, që gjithashtu ishin infektuar.
“Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”, ka shkruar ndër tjerash Osmani./express
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës