Google ADS

Zemaj i uron mirëseardhje Kurtit, e njofton se çfarë ndodhi në Kosovë

11:10 | 22 Korrik 2021
M. A.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i ka uruar mirëseardhje kryeministrit Kurti duke ia përmendur ngjarjet që kanë ndodhur në kohën sa kryeministri nuk ndodhej në Kosovë.

Zemaj ia ka përmendur Deçanin, vërshimet, arrestimet e zyrtarëve të PSD-së dhe taksën 5 euro.

“Ministria e Infrastrukturës po tenton me e vjedhë paranë publike, për një tiketë që kushton 0.0 6 cent, këta po tentojnë me e shitë për 5 euro. Nuk e di a të kanë tregu vlerën, shumën sa automjete janë në Kosovë dhe si po tentohe të vidhet përmes një shume të vogël por që dëmton qytetarët. Qeveria është organ solidar, nuk është autoritar dhe nuk mendoj se nuk duhet të reagohet në situata të tilla. Mirëkuptimi ynë konsiston në atë që duhet të jeni të përgjegjshëm”, ka thënë Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme