Google ADS

Zemaj i reagon Veselit për seancën e jashtëzakonshme

20:06 | 7 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka cilësuar si prirje epokale apo (padituri) të kryetarit të Kuvendit për thirrje të seancës së jashtëzakonshme.

Sipas Zemajt e gjitha çfarë duhet është të lexohet dhe zbatohet neni 38 i Rregullores së Punës së Kuvendit , transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

“Pritja epokale” (ose padituria) e kryetarit te Kuvendit për thirrjen e seances se jashtëzakonshme… Krejt çka duhet është të lexohet dhe zbatohet neni 38 i Rregullores së Punës së Kuvendit..

Neni 38 Mbledhja e jashtëzakonshme 1. Kryesia mund të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, për ta shqyrtuar një çështje të ngutshme. 2. Mbledhjen e jashtëzakonshme mund ta thërrasin edhe: a) Presidenti i Republikës së Kosovës, b) Kryeministri i Republikës së Kosovës, c) Një ose më shumë grupe parlamentare, që përfaqësojnë jo më pak se një të tretën e deputetëve, përkatësisht 40 deputetë të Kuvendit. 3. Kërkesa për mbledhje të jashtëzakonshme duhet t’i përmbajë çështjen që do të shqyrtohet dhe arsyetimin pse konsiderohet çështje e ngutshme dhe e rëndësishme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme