Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka pyetur Qeverinë se ku është liberalizimi i vizave, për të cilin është zotuar se do të ndodhë gjatë vitit 2018
Sipas tij, dorëheqja e kësaj Qeveria do të ishte akti më i paktë moral, ku largimi i kësaj Qeverie do të hapte rrugët për afrim me Evropën,ka shkruar Zemaj në Facebook.
“Edhe dy ditë na ndajnë nga viti 2018-të, ndërsa gjatë gjithë vitit #Qeveria e Kosovës ka proklamuar me ngulje se liberalizimi i vizave do ndodhë në këtë fund vit. Edhe pse jo rrallë here kemi ngritur zërin tonë , në Kuvend, debate, interpelanca, pytje parlamentare, tryeza , raporte të marra nga shoqëria civile, duke theksuar në vazhdimësi se ka ngecje në zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave, nuk ka avancim të mëtejmë të #MSA-së, ka probleme në sundimin e rendit dhe ligjit, se në raportet kredibile ndërkombëtare Kosova cilësohet si “shtet me elementët të shtetit të kapur”, Qeveria dhe koalicioni #PAN prapë vazhdoi me retorika boshe, njëherit duke injoruar këto fakte dhe detyra, duke premtuar ( gënjyer) se liberalizimi i vizave do të ndodhë në vitin 2018. Mosliberalizimi i vizave me kriteret teknike të përmbushura ka tani një arsye; Qeveri e zhvatjes së buxhetit të shtetit, prokurori dhe gjykata me nivel të ultë të ndjekjes dhe ndeshkimit të krimit të organizuar e të korrupsionit, ndikim politik të drejtpërdrejtë mbi organet e sigurisë dhe drejtësisë nga kreret institucional të Kosovës, asnjë reformë në administraten publike, korrupsion në të gjitha nivelet. Të gjitha këto janë fakte të cilat edhe këtë vit i lanë qytetarët e Kosovës në geto dhe të izoluar. Andaj dorëheqja do të ishte akti më i pakët moral i përgjegjësve të kësaj gjendje, ku largim do hapte rrugën për zhvillm dhe afrim me familjen Europiane, do shpejtonte proceset integruese dhe do siguronte levizjen e lirë të qytetarëve tanë, do hapte rrugë zhvillimit të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë në vend”, ka shkruar Zemaj.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit