Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të zbatojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të ruajtur distancën, të shmangin kontaktin dhe të rrisin higjienën personale.
Këto komente Zemaj i ka bërë pas vizitës që ka pasur sot në Klinikën Infektive me drejtorin e IKSHPK’së, Naser Ramadanin.
“Sot, ne gjithë së bashku duhet të kemi më shumë kujdes sepse duke u kujdesur për vete, ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Në vizitën e bërë në Qendrën Infektive bashkë me Prof.Naser Ramadanin, ku stafi drejtues i Qendrës Infektive na njoftoj nga afër me gjendjën e pacientëve e cila nuk është stabile. Për stafin mjekësor bashkëndjejmë lodhjen e tyre si dhe i inkurajojmë që punën profesionale ta vazhdojnë deri në fundin e pandemisë”, ka shkruar Zemaj, në FB.
Ai ka paralajmëruar se shpejt do të publikohet dokumenti me të cilin do të qartësohet secila rregull për mbrojtje nga COVID-19.
“Në ditët në vijim do të shpërndajmë manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19, ku do t`i gjeni edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike gjithashtu edhe në ato private. Shpresojmë që me këtë manual qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucionet publike dhe atyre private, ja bënë të qartë, rregullat e përgjithshme dhe u’a sqaron të gjitha rregullat në lidhje me lirinë e lëvizjes dhe repektimit të tyre me qëllim të parandalimit dhe përhapjës së pandemisë COVID-19”, ka shtuar ai.
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës