Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se Kosova ka siguruar 100 mijë e 800 vaksina për muajt mars dhe prill.
“33 mijë 600 doza janë prodhuar për Kosovën. Tash janë procedurat e fabrikës”, tha Zemaj në emisionin DPT te Fidani.
Zemaj ka folur edhe për vaksinën AstraZeneca të cilën disa shtete e pezulluan. Ai tha se për këtë do të shikojnë vendimet shkencore të institucioneve kredibile.
“Ne duhet tu besojmë organizatave që janë kredibile dhe kanë impakt shkencor”, shtoi ai.
“Nuk ka shtet që ne nuk e kemi adresuar çështjen e vaksinave. Edhe me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha Zemaj.
Zemaj ka folur edhe për situatën aktuale pandemike në vend.
“Gjendja në spitale nuk është e lehtë”, thekson Zemaj.
Ai tha se së fundi është rritur edhe numri i testimeve të bëra në baza ditore.
Zemaj tha se së fundi është rritur numri i të infektuarve në shkolla dhe se ata mendonin një ose dy javë pushim.
“Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve të infeksionit pozitive në disa shkolla. Nuk është shqetësuese në atë pjesën që ndërlidhet që të ketë mbyllje totale por opinionet dhe bashkëbisedimi ka qenë që të krijojmë mundësinë që së paku për një javë ose dy javë të ketë kufizime të mbajtjes së mësimit duke e marrë pushimin pranveror, jo duke humbur ditë të organizimit shkollor dhe atëherë të vlerësohet a mundet Ministria e Arsimit të organizojë mësimin efektiv online”, tha Zemaj.
Por a pritet që të merren masa të reja shtrënguese?
“Vija e kuqe është kur të ngritët alarmi i kuq në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. “Nëse Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës është për neve limiti i kapaciteteve atëherë ne duhet të marrim detyrimisht masa kufizuese, ta ulim numrin e infeksionit gradualisht, ta ulim numrin e rasteve shëndetësore, tu lejojmë profesionistëve që ta bëjnë punën në mënyrë sa më komode dhe atëherë edhe aktivitet ekonomike mbështeten nga Qeveria, nga fondet e qeverisë me mundësitë që i ka Republika e Kosovës”, tha Zemaj”, tha Zemaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...