Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj edhe një herë ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore, dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Madje, këtë thirrje e pati edhe për bartësit e institucioneve, pasi sipas tij çdo tubim që tejkalon rekomandimet do të rëndojë situatën pandemie në vend.
Kështu tha Zemaj derisa është pyetur për pritjen e djeshme të organizuar në Morinë nga qytetarët për presidentin Hashim Thaçi i cili u kthye nga Haga.
“Unë ju lus juve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nevojave, pavarësisht dëshirave, vullnetit t’i respektojnë masat e qeverisë dhe masat e Ministrisë së Shëndetësisë që janë rekomandime të profesionisteve, të IKShP-së. Për këtë arsyeje ne bëjmë thirrje çdo ditë, bëjmë lutje, mbi të gjitha kërkojmë nga organet kompetente, organet e rendit dhe nga Inspektorët sanitarë dhe gjitha inspektoratet që janë në vend në shërbim me vendim të qeverisë që të respektojnë këto masa. Çdo takim, çdo tubim që tejkalon rekomandimet tona dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës sigurisht që do të rëndojë situatën epidemiologjike në republikën tonë. Obligim shtesë është edhe për bartësit e institucioneve të të gjithë nivelet, qoftë lokal apo qendror e shfrytëzojmë rastin që kjo të jetë thirrje”, tha Zemaj.
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian