Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj falënderon deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të gjithë palët e përfshira për kontributin e dhënë në miratimin e Ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, i cili qëllim kryesor ka krijimin e bazës ligjore për institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Ky ligj, i cili përcakton përgjegjësitë dhe rolin e institucioneve shtetërore, institucioneve shëndetësore publike, private dhe publiko-private në marrjen e masave për parandalimin, kontrollin, trajtimin, monitorimin, sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive gjatë pandemisë COVID-19, do të jetë një instrument i mirë në duart e institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të adresuar shumë çështje në mënyrë më efikase për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Ligj përcakton masat dhe sanksionet të cilat do të ndërmerren ndaj personave fizik dhe juridik, shtetas të Republikës së Kosovës apo të huaj me qëndrim në Republikën e Kosovës, të cilët i shkelin rregullat, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit, pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.
Duke e vlerësuar lart kontributin e secilit që ka dhënë kontribut të drejtpërdrejt në miratimin dhe hyrje në fuqi të këtij ligji, Ministri Zemaj thekson se Ministria e Shëndetësisë si bartëse e procesit të menaxhimit të pandemisë Covid-19, do t’i ushtrojë përgjegjësitë e veta në përputhje me autorizimet e posaçme të cilat ia jep ky ligj në funksion të ndërmarrjes së veprimeve për luftimin dhe pengimin e përhapjes së sëmundjes COVID–19.
Ky ligj i krijon mundësi të mëdha Ministrisë së Shëndetësisë të ndërmarra masa në parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e sëmundjes, të rris kapacitetet parandaluese dhe trajtuese përmes metodave të testimit, diagnozës dhe trajtimit; raportimin dhe koordinimin e institucioneve me qëllim të një menaxhimi sa më gjithëpërfshirës të pandemisë Covid-19.
Ministri Zemaj e sheh si hap të rëndësishëm të paraparë me ligj kompensimin mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore të angazhuar në betejën kundër pandemisë COVID–19 dhe mundësitë e angazhimit në proces edhe të stafit profesional dhe mbështetës për nevojat e tyre urgjente gjatë pandemisë COVID-19, derisa rikujton qytetarët që ky ligj duhet të zbatohet në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik.
Ndonëse, esenca e ballafaqimit të mirë me Covid-19 është informimi dhe edukimi i popullatës për të ndryshuar sjelljen përballë infeksionit, Ministri Zemaj rikujton se ligji parasheh edhe masa ndëshkimore, të cilat organet kompetente mund t’i shqiptojnë ndaj atyre që i shkelin masat kundër Covid-19.
Ligji ka përcaktuar edhe gjoba që fillojnë nga 35 , 200 e 500 euro për persona fizik dhe juridik e që shkojnë deri në 2000 euro për persona përgjegjës të personit juridik dhe ndalimin të aktivitetit në rast të mos zbatimit të vendimeve të organeve kompetente.
Ministri i Shëndetësisë beson që tashmë institucionet dhe qytetarët e vendit e kanë kuptuar se miratimi i këtij ligji është në funksion të mbrojtjes së shëndetit të tyre , mirëqenies sociale dhe ekonomike dhe si i tillë do të respektohet për të ruajtur dhe përparuar shëndetin e popullatës në Republikën e Kosovës.
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...