Kreu i LDK-së , Lumir Abdixhiku, bashkë me shumë bashkëpunëtorë janë duke qëndruar në Gjermani.
Pas kësaj, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka publikuar disa fotografi nga atje, ku shkoi edhe më tutje duke e krahasuar LDK-në e tanishme me atë të drejtuar dikur nga Ibrahim Rugova, shkruan arbresh.info.
“Si në kohën e Presidentit Rugova, shtëpia jonë e përbashkët na bashkon”,shkroi ai.
Zemaj tha se rikthimi i madh i LDK-së në mërgatë, është hap i pritshëm i mërgimtarëve.
Postimi i tij i plotë:
Si në kohën e Presidentit Rugova, shtëpia jonë e përbashkët na bashkon.
Rikthim i madh i Lidhjes në Mërgatë, është hap i pritshëm i mërgimtarëve.
LDK dhe mërgata kanë një synim të përbashkët, të punojnë për të mirën e atdheut.
LDK dhe mërgata janë të bashkuara natyrshëm.
Sot, Dega e LDK-së në Gjermani priti në mënyrë madhështore të parin tonë e të LDK- së, kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhikun.
Bashkë do të jemi drejt proceseve integruese, bashkë do të jemi si çdo herë për Kosovën.
LDK!./arbresh.info/
“Ti dua sytë që më shikojnë…”- Arioni ulet në gjunjë dhe i s...
Mickoski: Nuk kam informacion për rritjen e çmimit të energj...
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...